Ambasadori i Iranit në OKB i ka thënë Sky News se Izraeli “do ta dinte se cila do të ishte hakmarrja jonë e dytë… ata e kuptojnë se e ardhmja do të jetë më vendimtare”.
Amir Saeid Iravani foli pas një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së një ditë më parë në Nju Jork.
Një ditë më parë, Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael në përgjigje të sulmit në një ndërtesë konsullore iraniane në Siri, për të cilën është fajësuar gjerësisht Izraeli.