Gjirokastër/Ndalohen 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasit:

-J. Zh., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit e Gjirokastrës e ka dënuar me 16 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim;

-A. K., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur disa korniza dyersh dhe dritaresh, në banesën e një shtetasi 73 vjeç, në fshatin Erind.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., banues në fshatin Jorgucat, pasi dyshohet për motive të dobëta, ka bllokuar me pirgje gurësh një rrugë në këtë fshat dhe ka penguar qarkullimin e mjeteve.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. P., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 15.04.2024, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 12-vjeçar. Nga përplasja i mituri është dëmtuar lehtë.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për dy 17-vjeçarë, banues në Gjirokastër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.