Moti i keq është rikthyer sërish në vendin tonë, në të gjithë territorin, me reshje intensive shiu, por prej dy ditësh edhe me reshje dëbore, veçanërisht në veri.

Ditën e sotme reshjet e dëborës kanë nisur dhe në Shkodër, por situata s’është problematike.

Borëpastrueset dhe punëtorë të Bashkisë Shkodër janë në terren duke pastruar vazhdimisht aksin Bogë – Theth, në Qafë Thorë.

Qarkullimi në këtë aks por edhe në mbarë Shkodrën deri më tani është i hapur.