Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ka vendosur të qëndrojë në detyrë sipas tij “edhe me më shumë forcë” pas një periudhe reflektimi.

Sanchez  tronditi vendin të mërkurën, duke njoftuar se po merrte pesë ditë pushim për të menduar për të ardhmen e tij pasi një gjykatë hapi procedurat paraprake kundër gruas së tij për akuzat për korrupsion.