Pas marrjes në pyetje për më shumë se shtatë orë, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu mbështetjen ndaj Altin Dumanit dhe SPAK.

Gjatë fjalës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi për kundërshtarët politikë se ‘nëse janë burra duhet të zbresin nga ballkoni dhe nga paralelet e të dalin para SPAK’.

“Dua të inkurajoj Altin Dumanin, skuadrën e tij, ecni vetëm përpara. Ne mund mërzitemi kur ka kolegë që  duhet të sqarojnë gjëra. Tirana është bërë lajm botëror për këto arritje Është vetëm kombëtar si SPAK ka rritur besueshmërinë  e publikut, e të jetë lajm botëror për një Shqipëri që drejtësia godet.

Nëse janë burra këta që flasin përditë le të zbresin nga ballkoni Saliut të shkojnë në SPAK, le të zbresi nga paralelet Ilir Meta të shkojë në SPAK. Por këta nuk janë burra, nuk kanë asnjë nder. Duhet të jemi krenar sesi e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin”-tha ndër të tjera Veliaj”-u shpreh Veliaj.