Dita e shtunë parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në orët e pasdites pritët që reshjet e shiut të ndërpriten në të gjithë vendin.
Dita e diel do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje shiu me intensite të ulët.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.