Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup. Vijojnë hetimet për të zbardhur vrasjen e mistershme të çiftit të moshuarve më 2 maj 2024 në fshatin Brodishtë të Bashkisë së Dropullit. Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi lIia 88 vjeçe u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup.

Deri tani janë 12 të shoqëruar por ende nuk ka të arrestuar.

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre. 

U dyshua se krimi është kryer me levë por më pas policia ka hedhur poshtë këtë version. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe version se çifti mund të ketë vrarë njëri tjetrin