Këngëtarja Besa Kokëdhima ka realizuar performancën e saj në “Eurovision 2024”, ku me këngën “Titan” përfaqëson Shqipërinë.

Ajo këndoi e dyta në radhë, në natën e dytë të garës, e shoqëruar nga balerinët.

Skena ishte magjepsëse, teksa ajo që tërhoqi po ashtu vëmendje ishte veshja e këngëtares.

Besa kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë, të shndritshëm.

Për sa i përket “Eurovision 2024” aktualisht dihen 16 finalistët e parë, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.

Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale