Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Irena Gjoka, duke paraqitur vendimin e gjykatës së prerë.

Seanca e radhës është shtyrë më datë 21 maj, ora 10:00, ku ish-kryeministri së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin akuzohen për korrupsion.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ndërsa Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”. Të dy kanë kërkuar disa herë ndryshim të masës së sigurisë, por iu është rrëzuar kërkesa.