Ditën e mërkurë vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe perëndim të vendit, reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet mesatar.

Në orët e mesditë reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët por përgjatë relieveve malore të vendit. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.