Burime bëjnë me dije se nga urdhrat e Spak janë shoqëruar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij
Ndërkaq vijojnë kontrollet në lagjen “Nënë Tereza”.
Pas arrestimit me bujë disa javë më parë, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u lirua nga qelia më 13 prill.
Arrestimi i Armando Ndrecës, mësohet se është bërë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.
Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve.