Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajtjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.
Bëhet fjalë për dosjen e SPAK lidhur me megaoperacionin ku u lëshuan 50 urdhërarreste dhe u shkatërruan 7 grupe kriminale, që përbeheshin nga emra shumë të njohur të botës së krimit.
“Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje”, njofton GJKKO.