Pamjet e publikuara nga Gjysmëhëna e Kuqe iraniane tregojnë ekipet e shpëtimit duke nxjerrë trupa nga zona e rrëzimit të helikopterit.
Një zyrtar ushtarak ka thënë se identifikimi i trupave ishte i vështirë pasi disa u dogjën.
Zyrtarët iranianë thonë se helikopteri ku humbi jetën presidenti i Iranit Reisi dhe ministri i Jashtëm, u rrëzua pasi u përball me vështirësi në mjegull të dendur në veri të vendit.