Është i pari muze për Musine Kokalarin që çelet në lagjen muzeale “Palorto”, aty ku kanë jetuar të parët e saj.
Në inagurimin e strehëzës së shkrimtares disidente morën pjesë familjare, autoritete lokale, shkrimtarë, specialistë të trashëgimisë dhe ambasadori suedez në Shqipëri.
“Musine nuk na përket vetem ne, dimensionet e saj janë më të gjerë se shqiptaria. U përpoqa për këtë projekt, me oranizatën që Musinesë t’i sigurojmë një hapësirë memorial, sot mund të them se ‘Musineja ka një shtëpi’. Duam të pasurohet me materiale të tjera. Nuk është si muzete e tjere, është vete Musineja që flet për veten, muret janë mbushur me shënimeve të saj që janë të vlefshme dhe bëjnë të reflektojë këdo”, Arjeta Kokalari, drejtuese e muzeut privat dhe pasardhëse e Musinesë.
Muzeu nuk gjendet në shtëpinë ku u lind e rrit Musine Kokalari, por banesën e një prej anëtarëve të fisit Kokalari, kjo pasi një dekadë më parë u dogj shtëpia e saj dhe ende nuk është restauruar.
“Jemi 10 vite pas asaj fatkeqësie që na goditi rëndë! E kam thënë gjithmonë na u dogj shtëpia jo projekti. S’patëm mundësi ta bëjmë muzeun aty ku ka marrë frymë Musineja por në një shtëpi tjeter ku ajo ka hyrë e ka dalë kur ishte në Gjirokastër. Shtëpia ku bëmë muzeun është ka qenë e djalit të parë të asaj shtëpie. Nuk e ka frymë si tek ajo shtëpi ku u rrit”, tha me tej Arjeta Kokalari.
Muzeu privat “Muza ime” është investim i qeverisë suedeze që u zbatua nga organizata “Trashëgimia kulturore pa kufij” dhe do të menaxhohet nga trashëgimtarët e Musine Kokalarit.