Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”, duke vënë në pranga autorin.

Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë teksa merrte shumën e eurove në mobilierinë e 50-vjeçarit, shtetasi P. B., 55 vjeç.

Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.