Gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka rrëzoi edhe sot kërkesën për revokim të masës së sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi të akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave.

Në seancë prokurororët kundërshtuan kërkesën e palës mbrojtëse për ndryshimin e masës së sigurisë pasi Berisha dhe Malltezi vijon të thyejë masën e sigurisë. 

Si çdo qytetar tjetër, Berishës në arrest shtëpie, ka të njëjtat kushte dhe rregulla si të paraburgimit, ku askush s’mund të marrë pjesë në aktivitete jashtë burgut, dhe nuk i lejohet të komunikojë apo takojë me asnjë përveç rrethit të ngushtë familjar që jetojnë në të njëjtën banesë me të.

Por Berisha nuk i është bindur as këtij vendimi. SPAK sollën si provë materialet e marra  nga shqiptarja.com dhe top channel për takimet e Berishës me gazetarin e Rait dhe ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brok duke nënvizuar Berisha vijon të mos respektojë vendimi i masës së sigurimit.

Në prill edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltez. shkeli hapur arrestin e shtëpisë kur shkoi tek banesa e Berishës për tu takuar me një grup gazetarësh të emisionit investigativ Report në Rai Tre për të dhënë një intervistë. Me zë dhe figurë, Sali Berisha e Malltezi u shfaqën në një ambient të përbashkët me grupin e gazetarëve duke shkelur hapur masën e sigurisë që i ndalon atij dhe Malltezit çdo lloj komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjetojnë. Madje dhe gazetari italian nuk e fsheh çudinë e vet i vetëdijshëm se kjo është shkelje vendimi nga ish-kryeministri dhe dhëndri të akuzuar për korrupsion.

Gjithashtu prokurorët e SPAK dorëzuan në GJKKO si provë dhe faktin se Berisha ka futur mjete teknike në banesë për të mundësuar fjalime para militantëve me mbështetësit e tij çdo natë nga dritarja e ballkonit të shtëpisë së tij.

Prandaj me këto fakte të pakundërshtueshme prokurorët kërkuan të rrëzohet kërkesa për revokim mase.

Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Gjoka e cila rrëzoi pretendimet e avokatit të ish kryeministrit Genc Gjokutaj. Ky i fundit jashtë gjykatës e quajti ‘çështje tërësisht politike’, Në një prononcim për gazetarët akuzoi gjyqtaren se ka vendimin gati për të rrëzuar çdo kërkesë që parashtrojmë” , edhe pse shkeljet që Berisha i bën vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë janë të hapura dhe në sy të të gjithëve.   

Kujtojmë se GJKKO me kërkesë të SPAK fillimisht kishte dhënë masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ në SPAK 2 herë në muaj por Berisha e refuzoi të zbatonte masën e parë që gjyqtarja Gjoka i vendosi.  Refuzimi për disa herë me radhë për të zbatuar vendimin e gjykatës, çoi SPAK-un drejt Kuvendit ku mori autorizimin për arrestimin e Berishës deputet dhe më 30 dhjetor 2023 u ndryshua masa e sigurise në ‘arrest shtëpie’. E tani Berisha vijon betejën gjyqësore në Gjykatë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë të cilën SPAK ia kishte dhënë por nuk iu bind.