Gjendet e vdekur Marianthi Barka, motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji, më 3 maj.
90 vjeçarja besohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi burime nga fshati pohojnë se ajo jetonte e vetme në Bodrishtë të Dropullit dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe në vendngjarje aktualisht ndodhen efektivët e policisë për zbardhjen e detajeve
Autori i vrasjes së çiftit është bashkëfshatari i tyre 69-vjeçari Thoma Mastora.
Ai u vu në pranga si autori i vrasjes së dyfishtë në Bodrishtë, e cila ndodhi për motive të dobëta dhe konflikte të mëparshme mes 69-vjeçarit dhe Kosta Ilias.
Në kontrollet e kryera në banesën e tij u gjetën sasi municioni luftarak dhe një mjet prerës.
Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeç u gjetën pa jetë brenda banesës së tyre në fshatin Bodrishtë të Dropullit me shenja plagësh nga sende të forta.
Shtëpia u gjet e rregullt dhe pa shenja kontrollesh, ndërsa kishin në banesë 5 milionë lekë të reja.
Të moshuarit jetonin vetëm në një banesë modeste fshati pasi nuk kishin fëmijë. Të vetmit të interesuar për ta ishin të afërm motra e vëllezër që jetonin në Greqi. Kosta Ilia ishte kthyer nga Greqia vetëm 5 ditë para vrasjes, ku kishte shkuar për të tërhequr pensionin.