Ditën e nesërme Kuvendi pritet të ngrejë Komisionin e Posaçëm Anti-korrupsion, që pritet të marrë vetëm votat e socialistëve në Kuvend.
Përbërja e komisionit të Posaçëm Anti-korrupsion do të jetë prej 11 anëtarësh, 6 të mazhorancës dhe 5 të opozitës.
Ndonëse ngritja e komisionit është parashikuar në rend dite për seancën e nesërme, PS mund të kërkojë tërheqjen e projekt-vendimit dhe shtyrjen për në një tjetër seancë në pritje të një dakordësie me grupin parlamentar të PD për përbërjen e emrave.
Nëse rendi i ditës në seancën e nesërme nuk do të ndryshojë do miratohet vetëm ngritja e komisionit dhe jo përbërja. Përbërja me emrat e anëtarëve të këtij komisionit do t’i lihet një tjetër seance pasi të jetë gjetur dakordësia me opozitën,
Ndërkohë emri i deputetit socialist, ish ministrit të Drejtësisë, Fatmir Xhafaj është një nga emrat që përflitet .Vetë Opozita nuk e ka pritur mirë këtë nismë të mazhorancës, ndërsa abstenuan edhe në votimin e rezolutës. Ndërkohë para se të merrnin pjesë në mbledhje shumica e deputetëve të Rithemelimit u shprehën kundër pjesëmarrjes në këtë komision të posaçëm, por pritet të dilet me një vendim unanim nga mbledhja e grupit