Një gazetar, një punonjëse e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe një shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP akuzohen se fshihen pas portalit shqipneës.info.i hapur me qëllimin e vetëm denigrimin e personave publikë me lajme të rreme nëse nuk do të paguhej gjoba.
Shqipnews.info ishte portali që ishte hapur nga shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi me zyrtaren tjetër të AMP Regina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga.
Ata kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.
Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.
Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.
Policia e Tiranës informoi sot se u arrestuan Regina Omeri, punonjëse e AMP-së Durrës dhe gazetari Ervis Hasanaga ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Si nisi hetimi
Krimi Kibernetik dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kishte nisur hetimet në lidhje me zyrtarët e AMP Regina Omeri, Kushtrim Selimin dhe gazetarin Ervis Hasanaga pas një denoncimi të një personi i cili ishte denigruar nga shkrimet në portalin shqipneës.info. Në këtë portal këta persona publikonin lajme të rreme me qëllim dëmtimin e imazhit të personave të ndryshëm, kryesisht zyrtarë, me qëllim përfitimin monetar për t’i fshirë më pas. Kjo faqe portali dyshohet se përdorej për gjobëvënie, informon gazetari Sokol Dema.
Donte të bëhej drejtor
Mësohet se shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Regina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, Florjan Sulejmani etj. me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme. Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.
Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.
“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe internet” informon sot policia e Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Operacioni u kodua ‘Antonimet’
Lajmi ne perditesim..
CREDIT.SHQIPTARJA.COM