Alfa Romeo, Fiat apo Lancia, makinat ikonike të viteve ’70-’80 parakaluan në kalldrëmet e gurta të Gjirokastrës. Shumë qytetarë patën mundësi të bëjnë foto por dhe të flasin nga afër me koleksionistët që i ruajnë me fanatizëm këto automjete.
Parada e makinave retro, me pjesmarrjen e 47 koleksionisteve italiane dhe 22 makinave vjen nga Bari për të dhuruar spektakël në pazarin e Gjirokastrës.
Parada retro organizohet në kuadër të Javës së Kulturës Italiane dhe pas Gjirokastrës do të jetë në Sarandë.
“Java e Italise nisi dhe ne Gjirokaster. Zgjodhëm pazarin se është pjesa më e vizituar nga turistet. Makinat vijnë nga Bari, 22 makina dhe 47 persona që i shoqërojnë. Pas Gjirokastrës parada retro nesër do jetë në Sarandë”, shprehet Konsulli i nderit i Italisë në Gjirokastër, Teodor Bilushi.
Java e Kulturës Italiane do të jetë e mbushur me aktivitete që përfaqësojnë më të mirën e kësaj kulture. Nga Tirana në Gjirokastër, nga Saranda në Gramsh, nga Vlora ne Shkoder, do te shfaqen ekspozita, konferenca dhe koncerte.