Nga 3500 deri në 10 mijë euro kushtonte një udhëtim i paligjshëm nga Shqipëria, në Spanjë, e më tej drejt Britanisë së Madhe ose Irlandës, nën dirigjimin e rrjetit të trafikantëve të goditur nga SPAK dhe Policia e Shtetit.
Pasi gjenin klientë të interesuar, anëtarët e grupit nisnin të siguronin dokumente të paligjshme, të cilat siç hetimet zbuluan, prodhoheshin në një laborator të mirëfilltë në Kosovë, i cili është zbuluar përmes përgjimeve, por ende nuk është arritur të gjendet nga autoritetet. Gjithashtu mësohet se është identifikuar personi kryesor që prodhonte letrat false dhe është shpallur në kërkim.
Nga aeroporti i Rinasit drejt Spanjës, shtet i cili përdorej tranzit, shqiptarët shkonin me dokumente të rregullta, pra me pasaportat e tyre. Në Spanjë, rrjeti kriminal u dërgonte përmes agjencisë së udhëtimeve ‘Domi’, dokumentet e falsifikuara, me të cilët niseshin për Angli, Irlandë, kryesisht për arsye ekonomike apo bashkim familjar.
Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se është Bashkim SULAi arrestuar dje në mesin e 26 personave. Ai koordinonte grupin shqiptar me atë në Kosovë dhe gjithë itinerarin deri në mbërritjen në destinacion. Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false.
Në Shqipëri Gjykata e Posaçme firmosi 37 urdhër arreste, 32 të ekzekutuar, mes të cilëve një efektiv policie, ndërsa 5 persona janë në kërkim. Ndërkohë, në Spanjë, në bashkëpunim me autoritetet atje, më herët janë arrestuar 35 persona, të gjithë shqiptarë që janë zbuluar me dokumente false në tentativë për të shkuar në Britaninë e Madhe.
Kush janë 26 të arrestuarit
1- Bashkim Sula
2- Njazi Ademaj
3- Fitim Rama
4- Ylli Brahimaj
5- Gridi Elezi
6- Rrezart Domi
7- Osman Luca
8- Artur Mici
9- Arsen Caka
10- Adrian Mema
11- Maksim Domi
12- Jugert Gashi
13- Emiljan Marashi
14- Roland Islamaj
15- Behar Rexha
16- Deila Qama
17- Arnold Shahu
18- Ylli Çaushaj
19- Eriola Spaho
20- Murat Gjuniku
21- Bardhyl Imeri
22- Bajram Xhaja
23- Fatmir Stankova
24- Arben Rushiti
25- Leonardo Lama
26- Xhelil Alla