Ish kryetarja e Bashkisë Libohovë Luiza Mandi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion sot (13 qershor 2024) me 1 vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, 8 muaj.
Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.
Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.
Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë territorit shqiptar, ndërsa gjyqi ndaj saj është kryer në mungesë.