Rinia shqiptare dhe jo vetëm, duket se po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga përdorimi i drogave sintetike që edhe përgjatë nisjes së këtij sezoni turistik është parë si një fenomen në rritje, i përhapur gjerësisht në festat që organizohen në jug të vendit.
Nga ana tjetër studimet e kryera në vendet e BE-së tregojnë për një përdorim në rritje, duke shkaktuar edhe vdekjen e konsumatorëve.
Në lidhje me këtë fenomen, të ftuar në “Përballje” me Rovena Nezirin në Report Tv, ishin eksperti i sigurisë Fajton Softa, sociologu Gëzim Tushi dhe toksikologe Suela Xhufi.
Fillimisht, Xhufi sqaroi si prodhohen në laborator këto droga sintetike, risitë e vazhdueshme në këtë industri ilegale dhe trafikimi i lehtë i tyre.
“Një drogë sintetike është një drogë e bërë në laborator, e cila ka të njëjtat efekte si një drogë natyrale, por me komponentë të ndryshëm. Përse bëhet një drogë sintetike? Në radhë parë bëhet për të ndryshuar molekulën ose nga ana kimike që mos të kapet. Është biznes, droga është biznes. Për ta bërë atë që të funksionojë do kemi ndryshim. Personat që merren me këtë lloj biznesi kanë aftësinë që të ndryshojnë jo vetëm përmbajtjen e produktit, mënyrën se si shpërndahet, por edhe llojin se çfarë fusin. Te droga toksikologjia është gjithmonë në ndryshim, që nga mënyra se si e përdorim drogën dhe nga mënyra se si e shpërndajmë atë. Nëse i referohemi MCDA-së, nivelin më të lartë të përdorimit në botë e ka akooli që është një drogë legale, e dyta është marijuana që përdoret në disa lloj formash, përdoret si cigare, përdoret si kek dhe si drogë sintetike janë kanabinoidet ku futet K2 që mund të ngatërrohet me principin aktiv të THC-së por efektin e ka më negative. Të tjerat janë drogat sintetike që janë në rritje janë psikotropët, që në Evropë, kanë një rritej kohëve të fundit sepse nuk kapen nga policia sepse janë ilaçe që shiten në mënyrë ilegale dhe kombinimi i tyre me njëra tjetrën jep të njëjtin efekt që mund të japë heroina, kokaina etj”,-tha Xhufi.
Eksperti i sigurisë, Softa, tregoi se një burim i madh droge në vendin tonë janë edhe turistët e huaj, të cilët marrin me vete nga vendet e tyre droga të panjohura dhe i sjellin në Shqipëri për t’i përdorur personalisht, por edhe për tregti. Ai tregoi një nga drogat më të përhapura dhe shqetësuese në Itali, e cila dyshohet se ka mbërritur dhe në vendin tonë.
“Është një lloj produkti i ri që po vjen nga Amerika, kryesisht përdoret në Itali. Është një lëng vjollcë dhe kjo është një përzirje midis një produkti të përgatitur i përzier me sprajt. Kjo lloj lënde krijon një lloj euforie. Nuk di nëse është apo jo në territorin shqiptar por është një lëndë që ka krijuat shqetësime në Itali. Këto janë ato koktejle që janë më të lehta për t’u përgatitur dhe më të mundshme për t’u përdorur, siç ka qenë dhe rasti i lëndëve me bazë kimike që quhet droga e përdhunimit, e cila shpesh herë përdoret nëpër lokale dhe kjo përdoret dhe për efekte kriminale sepse kur ti do të përdhunosh, kur ti do që ta grabisësh apo ta nënshtrosh një person nëpërmjet kësaj pije”,-u shpreh Softa.
Për sociologun Tusha, shteti duhet të hartojë sa më shpejt një strategji me qëllim parandalimin e këtij fenomeni.
“Shqipëria ka qenë politane në përdorimin e këtyre lëndëve përgjatë komunizmit për shkak atij rrethimit me gjëmba ndaj këtij realiteti dhe ndarjet nga Europa në të gjitha pikëpamjet. Nëse në fillim të viteve 90 ishim prodhues dhe trafikues të lëndëve narkotike në vendet e tjera europiane, tani kemi filluar të jemi përdorues të zgjeruar dhe kjo ka kapur shtresa të ndryshme të shoqërisë, veçanërisht të rinjtë, fëmijët dhe adoleshentët. Gjithë problemi mbi gjykimin tim është se çfarë duhet të bëjmë për parandalimin dhe nëse nuk bëjmë gjë për këtë gjë, le të japim statistika sa të duash, do të thotë që asnjë ndryshim nuk do të sjellë në realitetin shqiptar”,-tha Tusha.
Edhe toksikologia theksoi se vendi ynë nuk asnjë strategji apo struktura të posaçme për parandalimin e këtij fenomeni negativ.
“Shqipëria nuk ka një strategji reale për trajtimin e pacientëve dhe këtë e kam ngritur shpesh herë nëpër media. Është e vërtetë që nuk mund të mund të trajtosh një pacient vetëm me 15 ditë në i shtruar në toksikologji. Nuk ka qendra rehabilitimi që minimumi duhet të jetë 6 muaj i shtruar. Nuk është se aktualisht Shqipëria një strategji”,-tha Xhufa.
CREDIT /SHQIPTARJA.COM