Nis seanca në Gjykatën e Apelit për Alfred Blerin.
Beleri është paraqitur në seancë bashkë me Pandeli Kokaveshin, të dënuar nga shkalla e parë për korrupsion në zgjedhje, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Avokatët e Belerit: Çështja është caktuar në mënyrë manuale këtij trupi gjykues dhe nuk është zgjedhur me short. Në këto kushte veprimi procedural është i pa vlefshëm, pasi relatori caktohet me short. Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares Daniale Shirka në cilësinë e kryesueses, sepse nuk jeni caktuar me short.
Avokatët e Blerit: Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka sepse nuk është e caktuar me short. Ne do depozitojmë kërkesë me shkrim për pëerjashtim.
Prokurori Adnand Xholi: Është një kërkesë që nuk e pezullon procesin gjyqësor dhe për ne duhet të vijojë seanca.
Gjykata: Kërkesa për përjashtim nuk është shkak për të ndëprerë seancën. Gjykimi do të vijojë procesin dhe çel seancën gjyqësore.
Avokatët e Belerit: Nuk janë respektuar afatet për njoftimin e avokatëve dhe nuk mund të realizojmë një mbrojtje efektive për Belerin.
Gjykata çel seancën dhe vijon procesin ndaj Alfred Belerit dhe Pandeli Kokaveshit.