Zvicra fitoi 1-3 kundër Hungarisë në ndeshjen e Grupit A për Euro 2024. Në stadiumin e Këlnit, helvetët me Granit Xhakën në fushë u treguan më të saktë dhe me tri pikët e sotme “kapin” Gjermaninë në krye, me organizatorët që mposhtën të premtenSkocinë në duelin hapës të Europianit 2024.

Zvicra e Murat Yakin shënoi në minutën e 12-të me Duah dhe në të 45 me Aebischer, teksa hungarezët shkurtuan me Varga në pjesën e dytë, por në fund ishte Zvicra që “vulosi” me Embolo dhe fiton në ndeshjen debutuese të këtij Evropiani.

Zvicra kështu “kap” me tri pikë në krye të Grupit A Gjermaninë, me dy skuadrat që do diskutojnë mes tyre vendin e parë në ndeshjen direkte, teksa kanë hedhur kandidaturën për kalimin në 16 ekipet më të mirë.