Edi Rama: Do të angazhojmë një grup menaxherësh të huaj, për të asistuar nga afër drejtuesen e re të QSUT, që të garantojmë sa më mirë edhe hapjen së shpejti të kapitullit të shumëpritur të autonomisë spitalore, që kjo qendër do të duhet ta ketë dhe që kësaj qendre do të duhet t’i japë të gjithë flekslibilitetin për t’i shpërblyer të gjithë sipas meritës.

Jam këtu edhe për të thënë që veprimtaria kriminale e atij grupi, njësoj si historia e Tixhes, nuk e hedh dot poshtë përpjekjen tonë për ta shndërruar situatën shëndetësore nga ngrehina ku e gjetëm, në një sistem shërbimesh funksionale. Kjo që ndodh na bën më të vetëdijshëm për gjërat që duhen bërë akoma. Kantieri i transformimit rrënjësor të QSUT-së dhe shërbimi për 3500 persona që vijnë këtu çdo mëngjes nuk mund të fshihen me filtrin e errët të këtyre individëve, aty ku 10 vite më parë kishim një kompleks që dergjej si i sëmuri më i pashpresë i Tiranës, ne kemi sot një qendër spitalore funksionale. Ka padiskutim probleme, pro qëllimi im sot nuk është të fokusohem te ndërhyrja masive e 10 viteve të fundit. Na duhet ky kthim koke për të kuptuar se puna kolosale e kësaj dekade falë investimit dhe taksave të shqiptarëve, kërkon një shërbim të denjë në çdo komponent. Vetëm këtu janë investuar 100 milionë euro dhe sot pagat tuaja janë shumë më të larta dhe kushtet e punës pakrahasimisht më të mira.