Ilirjan Celibashi

Ditën e enjte mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të shqyrtojë shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë,  Dhionisios (Alfred) Beleri.

Dhionisis Alfred Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Pasoja direkte e vendimit të apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë.

Gjykata e apelit të posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin. Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Me shpalljen fajtor të Fredi Belerit, Himara shkon në zgjedhje.