Nëse nga njëra anë ngremë zërin të fuqizohet gruaja ekonomikisht në mënyrë që të mos bjerë pre e dhunës , në Shqipëri gruaja mban barrën më të madhe të punëve dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve duke u llogaritur si punë e papaguar
Kjo ka rezultuar edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të shtetit ku në bashkitë dhe njësitë administrative si Vlora , Kavaja , Gjirokastra , Pogradeci nuk kanë çerdhe dhe kopshte në raport me numrin e popullatës ndërkohë që në fshatra nuk kanë as çerdhe apo transport publik
Kontrolli i lartë i shtetit ka audituar 13 bashki në vend nga ku rezulton se jo te gjitha kanë zyra ku gratë mund të shkojnë të kërkojnë punëNga ky audit rezultoi se programet e punësimit për periudhën 2020 -2023 nuk kanë në fokus gratë dhe aq më tepër ato në zonat rurale. Kontrolli i lartë i shtetit ka rekomanduar për Agjencinë Kombëtare të punësimit që deri në shtator të këtij viti të identifikojë gratë në zonat rurale që duan të punësohen .