Brazili është përfundimisht jashtë Kupës së Amerikës, me “Seleçaon” që nuk ia doli dot të triumfonte përballë Uruguait në çerekfinale, duke u ndalur te penalltitë
Sfida nis me ritëm nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti dot të gjente rrjetën pas 90 minutave lojë, me rezultatin final që u mbyll 0-0.
Me rregullin e ri në Kupën e Amerikës, ku skuadrat i drejtohen menjëherë penalltive, pa kohë shtesë, pa Militaon dhe Douglas Luiz ta humbnin për “Seleçaon”, ndërsa për Uruguain gaboi vetëm Gimenez, që nuk solli asnjë dëm
Kështu Uruguai do të gjejë Kolumbinë në gjysmëfinale, e cila mposhti 5-0 Panamanë, ndërsa Brazili vazhdon të mos bindi më.
REZULTATI FINAL:
URUGUAI 0-0 BRAZIL (4-2 P)