ryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për “Financial Times” ka deklaruar se “Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, duke iu referuar planeve të Jared Kushner në Shqipëri.

Rama sqaron se qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit u bë nga vetë Kushner.

Në mars Rama tha se Kushner ka bërë një kërkesë zyrtare për ishullin e Sazanit, që ai të investojë aty për ngritjen e një resorti turistik luksoz.