Temperaturat e larta kanë rindezur dhe zjarret tek fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.

Rreth orës 15: 00 të ditës së sotme në vend grumbullimin e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është parë një vatër zjarri, e cila ka vënë në lëvizja forcat e zjarrfikëseve të qytetit të Vlorës si dhe punonjës të shërbimin publik në bashkinë e Vlorës.

Kastriot Bega, shefi i sektorit të ndërhyrjes së zjarrfikëseve tregon se situata është vënë në kontroll. Po punohet ende me të gjithë kapacitetet e zjarrfikëseve.

Sipas Begajt, shkaku i zjarrit janë temperaturat e larta dhe në brendësi nga gazi metan shpërthen duke marrë flakë, duke dalë në sipërfaqe. Gjatë 24 orëve shërbimi zjarrfikës është ‘non stop’ tek vendi i grumbullimit.

Ky territor i mbetjeve urbane është minë me sahat dhe ndikon negativisht në turizmin , ndot mjedisin dhe era e kthen tymin toksik në drejtim të bregdetit, shprehet zjarrfikësi.

Edhe vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ka ndodh e njëjta situatë, ku tymi toksik ka qëndruar në zonën e qytetit të Vlorës disa ditë duke sjell shqetësime për pushuesit.