Një turist, që po notonte në det, në zonën e Shën Janit, është goditur nga një mjet lundrues tip gomone që kishte kaluar tapat kufizuese.
Pushuesi nga Tirana është dëmtuar në këmbë, si pasojë e kontaktit me helikën e gomones. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që policia kufitare ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje drejtuesit e gomones.