Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës.
Tavo është konfirmuar tashme si kandidat i PS për bashkinë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht, ndërsa tashmë ka dhënë dorëheqjen nga ky post, dorëheqje që i është dërguar edhe ministrit të Brendshëm.
Vangjel Tavo u emërua prefekt i Vlorës më 13 mars të këtij viti duke zëvendësuar Flamur Mamaj, post që e mbajti për pak muaj duke qenë tashmë kandidat i PS për bashkinë Himarë.