Ne oren 10;00 Bledi Muka dhe ne oren 11;00 Shqyqo Kalemi dy viktima te masakres se dy diteve ne Memaliaj nga banore te shumte u percollen ne banesen e fundit,

Plumbat që dyshohet se dolën nga tre armë, kapën atë që mendohet se ishte objektivi, 74-vjeçarin Shyqo Kalemin, por edhe dy persona të tjerë që nuk kishin asnjë lidhje me sagën e hakmarrjeve…. kamerierin e lokalit Gledio Muka 36 vjeç, dhe një nga klientët, Marsel Çela 47 vjeç. I plagosur mbeti edhe vëllai i Kalemit, i cili ndodhet në spital.

36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela u ndodhën në vendin dhe orët e gabuar, pasi nuk kishin asnjë lidhje me atentatin që shënjestër kishte biznesmenin Shqyo Kalemi.

Gledio punonte kamarier në barin ku ndodhi ngjarje dhe ndonëse ora kishte kaluar 23:00, ai vazhdonte t’u shërbente klientëve që vazhdonin të konsumonin pije. Një prej tyre ishte dhe Marsel Çela.

Familjaret e Gledis Mukes kerkojne drjtesi:

Duam drejtësinë që na e vranë djalin pa faj. Nuk bënte punë të tjera, gjithmonë ka punuar atje, i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që punonte atje. Marrëdhëniet i kishte mirë, punonte me orare të zgjatura. Djali ishte i pafajshëm, mezi e kemi rritur. Duam drejtësi. Të vritet djali pa… s’ka ku të vejë më. Me atë tjetrin që u vra ishin shokë të ngushtë, kanë bërë edhe shkollën bashkë”, tha nusja e xhaxhait të viktimës.

Të dy mbetën viktimë e atentatit, që dyshohet se është pjesë e sagës së egër të hakmarrjeve që kanë nisur që prej viti 2022.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022 që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikaj kushëri i vëllezërve Kalemi, gjithashtu biznesmen në Memaliaj.