Partia Demokratike ka bërë kërkesë në KQZ për regjistrimin e koalicionit për zgjedhjet e Himarës, që do të mbahen më datë 4 gusht. 

Ky koalicion mban emrin “Bashkë Fitojmë” dhe përfshinë partitë PL, PDSH, PDK, PBDNJ, duke bërë bashkë kështu Berishën, Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën.

Ndërkohë sot është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve.