Policia greke ka ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një shqiptar të kërkuar.

Bëhet fjalë për Kreshnik Brakaj, 39 vjeç, nga Novosela e Vlorës është ndaluar mesditën e djeshme. Sipas policisë greke ai rezulton i dënuar me 7 vjet heqje lirie dhe 3000 euro gjobë, nga Gjykata 5-anëtarëshe e Apelit të Greqisë Qëndrore-Perëndimore.

Ky dënim i është dhënë në 4 qershor 2015 për “shkelje të ligjit mbi narkotikët”.

Shqiptari është ndaluar gjatë verifikimit të pasaportës së tij, ndërkohë që dokumentacioni do t’i kalojë Prokurorisë së Janinës.