Nga foltorja Kuvendit, ku ajo mori fjalën pas më shumë se 10 orësh seancë plenare, Nikolla zbuloi edhe arsyen.
Nikolla tha se vendimi është për arsye shëndetësore, të cilat e bëjnë të pamundur ushtrimin e detyrës nga ajo.
Fjala e plotë e Lindita Nikollës:
“E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta jap duke ju parë në sy.
Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare!
Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon.
Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë.
Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë”.