Nga kuqezinjtë e para që do të garojë është Manjola Konini, që nis Lojërat Olimpike në datën 27 korrik.

Një ditë më vonë është radha e notares Kaltra Meça, teksa në datën 30 korrik garon edhe Grisi Koxhaku në të njëjtën disiplinë.

-Më pas radha e Atletikës. Franko Burraj zbret në pistë në datën 3 gusht. Një ditë më vonë sytë mbi Luiza Gegën.

Në fund ekipi i Mundjes. Abakarov e fillon në datën 8 gusht. Një ditë më vonë radha e Valiev, për ta mbyllur me Dudaev në datën 10 gusht.