Largimi i Lindita Nikollës nga kreu i parlamentit ka bërë që të nisin të diskutohen emrat se kush do të jetë potencialisht pasuesi i Lindita Nikollës, e dorëhequr nga posti kryetares së Kuvendit.
Me kalimin e orëve, në PS sa vjen e ngushtohet rrethi i atyre të cilëve Edi Rama do t’i besojë drejtimin e Parlamentit.
Kandidaturën e mundshme të Elisa Spiropalit, i është shtuar edhe kandidatura e Bledi Çuçit. aktualisht kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Megjithatë, do të jetë Edi Rama, ai i cili mund të preferojë ta anonçojë emrin e kryetarit të ri të parlamentit gjatë kongresit ditën e nesërme. Sikurse vlen për t’u theksuar se Edi Rama shquhet për surpriza të minutës së fundit.
Ethet brenda PS -së se kush do të jetë kryetari i ri i Kuvendit kanë nisur.
A do të jetë Elisa Spiropali apo Bledi Çuçi? Duhet pritur fundi i fjalimit të Edi Ramës të dielën në Kongres.