Pas dy shtyrjeve ora 11;00 e së dielës do të gjej të mbledhur në Tiranë kongresin e Partisë Socialiste.

Ky është një kongres me karakter të fortë organizativ në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Delegatët në këtë kongres, do të zgjedhin asamblenë e përgjithshme e përbëre prej rreth 400 anëtarësh.

Me kërkesë të kryetarit të PS-së Edi Rama, për herë të parë në asamblenë e re nuk do të ketë drejtor drejtorish.

Pritet me interes fjala e kryesocialistit Edi Rama se çfarë objektivash do t’i vendosë PS-së për parlamentaret e 2025.

Menjëherë pas fjalimeve do të nis procesi votimit për anëtarët e rinj të asamblesë e cila si çështje primare do të ketë zgjedhjen e sekretariatit të ri të PS, i gjithi i shkarkuar nga Rama, prej Korrikut 2023.

Në kongres parashikohet të ketë edhe dy panele ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsioni, turizmin.

Sikurse do t’i bëhet një analizë çfarë ka arritur në këto tre vite qeverisja socialiste, e cila është në pushtet përmes një mandati te tretë qeverisës.

Mbetet për t’u parë nëse gjatë fjalës në kongres Edi Rama do të preferojë të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten nga drejtimi Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse kjo nuk do të ndodhë në kongres, atëherë pak përpara nisjes së sesionit parlamentar të vjeshtës do të mësohet emri kryetarit të ri të kuvendit.