Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kongresin e PS nuk ngurroi të përmendte situatën e tensionuar të krijuar në këtë sesion parlamentar, i cili u mbyll disa ditë më parë.

Rama: Konflikti brutal politik që na ka shoqëruar e ka kthyer Parlamentin në shëmbëlltyrën më acaruese për nervat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi dhe për këdo që politikën e sheh si një mundësi se çfarë ndodh në arenën e saj jo për të hedhur helm fjalësh të liga. Mund të gjejmë më shumë justifikime për të thënë se ai konflikt në atë mexhelis që është prekja e nivelit më të ulët të sjelljes dhe komunikimit publik s’ është faji ynë por ne nuk jemi të pafajshëm. Dihet burimi, është tjetërkush, i njëjti që doli nga historia e trishtë e shqiptarit të shqiptarit.