Ishte paraditja e 5 majit 2024, ku në portin e Sarandës u dogj trageti i linjës drejt Korfuzit.

Ngjarja u mbyll pa autorë dhe pa shkak, ndërsa më 24 qershor një shpërthim me eksploziv i mori jetën një zhytësi 52-vjeçar, Armand Nelaj.

Vdekja e tij u raportua fillimisht si aksidentale nga plasja e bombolës së oksigjenit, e më pas hetimet u shtrinë në pistën e atentatit.

Një muaj më vonë, nga hetimet rezultoi se dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe vdekja e zhytësit jo vetëm që nuk ishte atentat, por ai vdiq teksa po tentonte t’i vinte eksplozivin anijes së konkurrentit që dogji anijen në maj.

Anija e djegur ishte në pronësi të Eridion Muho dhe pikërisht, ai kishte planifikuar hakmarrjen ndaj konkurrentit që donte t’i vendoste eksploziv, por e pësoi vetë.

Zhytësi që ai kishte ngarkuar për të vënë eksplozivin, i kishte plasur pa e vendosur ende në anije, duke i marrë jetën në vend.

Pas zbardhjes së ngjarjes, policia thotë se ka vënë në pranga 35-vjeçarin Eridion Muho, ndërsa hetimet do të vazhdojnë.