Zjarri nisi në Gjirokastër një ditë më parë mbi kodrën e pikës turistike “Virua”, aktualisht flakët kanë përparuar dhe gjenden mbi lagjen “Granicë “pranë zonave të banuara.

Disa dhjetëra efektivë nga Tepelena dhe Përmeti kanë ndihmuar gjatë natës për të mbajtur nën kontroll situatën.

Në orën 4:30 u bë riorganizimi në stacion për dislokimin e forcave në pikat kyçe për mbajtjen nën kontroll dhe izolimin e zjarrit.

Mësoet se ne operacion aktualisht po marrin pjesë rreth 180 forca të zjarrfikëseve, ushtrisë dhe vullnetarëve.