Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.
Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili shqyrtoi provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
Prokurori i çështjes ishte Oljana Gjergjefi, e cila përfaqësoi akuzën dhe do paraqiti argumentet kundër lirimit me kusht të Belerit.
Kërkesa e Fredi Belerit për lirimin me kusht është shtyrë përsëri për datën 2 shtator.
Drejtoria e Burgjeve ka dorëzuar më në fund raportin për Belerin, sipas avokatit Geni Gjyzari.
Avokati ka deklaruar se burgjet janë në varësi të kryeministrit, i cili, për shkak të frikës nga zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Himarë, ka urdhëruar që Beleri të mos lirohet.
Seanca është shtyrë gjithashtu për shkak të lejes së zakonshme të gjyqtarit. Fatkeqësisht, Beleri do të vazhdojë të vuajë dënimin deri në kthimin e gjyqtarit, shprehet avokati Geni Gjyzari.
Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 2 shtator.
Kujtojmë se dy seancat e mëparshme dështuan për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.