Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kandidati për kryebashkiak, Vangjel Tavo, zhvilloi një takim me qytetarët.

Ai e prezantoi Tavon si himariotin që u kthye për Himarën dhe që komunikimet me qytetarët zgjedh t’i bëjë vetë derë më derë.

“Ky nuk bën fushata, bën komunikim me njeriun derë më derë dhe prag më prag. Pas Ruçit, është i dyti që ka numëratorin më të gjatë të celular. Po i çove mesazh, të merr direkt në telefon, se me atë është rritur kur ka qenë i vogël. Kur u bë i madh tha ç’më duhet mua PS-ja, jam i madh vetë, tani u kthye prapë për Himarën. Ky është i tëri i Himarës, unë jam përgjysmë.

Këtu të gjithë janë himariotë, Himara i lidh bashkë të gjithë. Gjithë kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe, për ta parë në perspektivë për të kuptuar edhe arsyet pse kanë ndodhur. Pastaj flas kështu apo ashtu, më pëlqen më shumë jugu apo veriu, këto janë personale”.

Nga Himara, kryeministri iu përgjigj edhe akuzave se ka “grabitur pronat në Vuno”. Ai u shpreh se e vetmja pronë që ka trashëguar është studioja e babait, skulptorit Kristaq Rama, të cilën ka në plan ta kthejë në muze.

“Kishte dalë në një kazan në Greqi, Edi Rama ka grabitur pronat. Është histori e bukur, rrëzon mitin që qeveria po u merr pronat. Ju e dini që pjesa e Koletajve është nga këtu. Unë ua kam thënë, s’marr pjesë, jam mësuar që kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionale, puna është çfarë le pas, pas le emrin. Ata më parë kanë shfrytëzuar pushtetin për t’u marrë himariotëve prona. Një pronë kam trashëguar unë, studion e tim eti, për të bërë një muze të vogël për nder të tij”.