Kryeministri Edi Rama, premtoi se deri në fund të tetorit, të gjitha shtëpitë e himariotëve, do të jenë të regjistruara.

Gjatë një takimi me qytetarët në Himarë, kreu i qeverisë u shpreh se “qeveria e mëparshme ka shfrytëzuar pushtetin për t’u dhënë prona atyre që nuk u takonin”. Sipas tij, ata që sot akuzojnë të majtën se synon t’u grabisë pronat himariotëve, duan të bëjnë vetë një gjë të tillë.

“Ka nga ata që nuk kanë lidhje fare me Himarën, por kanë shfrytëzuar pushtetin e mëparshëm, për t’u marrë pleqve dhe plakave kontratat, ‘o ma jep mua gjysmën, o s’do të të regjistrohet kurrë” etj etj. Me kohën të paktën që jemi ne, këto gjëra mund të kenë vazhduar, por fakti që pronat e familjes sime, për të cilat unë nuk kam, nuk jam i interesuar. Unë kam trashëguar vetëm studion e tim eti, që mund të bëj një muze të vogël në nder të tij, sepse është e padrejtë, ndërkohë që deri në fund të tetorit të tëra shtëpitë do të jenë të regjistruara. Mund të jesh në Australi dhe e merr.

Me Vangjelin kemi folur që më pas do fillojmë me pjesën tjetër. Dua të shpjegoj vetëm një gjë. Nuk ka ndodhur kjo për shkaqe nga ato që thuhen për shamata e pushtet, që duan të bëjnë atë për të cilën akuzojnë të tjerët… nuk ka këtu histori ekstremistësh në kuptimin politik, ata që e përdorin, e bëjnë për interesa materiale. Nuk diskutohet! Por, ju kam thënë, edhe këtu problemi është i menaxhimit të pronës në kuptimin e hartave”.