Procesi i votimit në Himarë Fshat për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë HImarë është përballur me disa problematika.

Për shkak të kartave të identitetit të skeduara të votuesve, është pezulluar përkohësisht votimi, derisa KQZ të japë një zgjidhje. Sipas kryetarit të qendrës së votimit, njerëzit këmbëngulin të votojnë edhe pse me karta të skaduara, ndërkohë që ligji nuk e lejon këtë gjë. Kjo ka bërë që të ketë një ngërç në qendrën e votimit.

Kryetari i qendrës së votimit: Në Himarë fshat ka shumë persona që janë me karta të skaduara dhe insistojnë që të votojnë, ndërkohë që ligji nuk e lejon. Nga kjo çështje është krijuar një konfuz ku kemi njoftuar KQZ që të vijë dhe të zgjidhë këtë ngërçin. Për momentin është pezulluar votimi, e po presim zgjidhjen në vazhdim. Ligji e thotë qartë që me kartat e skaduara nuk mund të votojë asnjë person. Edhe pasaporta të mos ketë skaduar si afat. Komisionerët në bazë të ligjit kanë të drejtë për ta pezulluar për të zgjidhur çështjen.