Deri në orën 11:00 në Himarë kanë votuar 17.36%, 3.455 nga 19.902 qytetarë në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
Deri në orën 11:00 janë paraqitur votues në 26 nga 36 qendra votimi në total.
Sipas informacioneve kanë votuar 3% më shumë se në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Për postin e kreut të bashkisë Himarë garojnë Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria kandidat i opozitës.
Dy kandidatët votuan rreth orës 10:00. Ndërkohë më parë në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë.
Është raportuar se në disa QV ka pasur debate mes komisionarëve nëse do të lejohen të votojnë apo jo votuesit me karta ID të skaduara.
Sipas sekretarit të KZAZ 88 në Himarë, deri tani janë 200 votues që nuk kanë arritur të votojnë për shkak të kartave të ID të skaduara.
Komisionerët kanë marrë udhëzime që mos të lejohen të votojnë ata me karta ID të skaduara.