Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin nga veriu në jug ka pasur 47 vatra zjarri nga të cilat falë ndërhyrjes së zjarrfikëseve 36 u fikën ndërsa 11 vijojnë të jenë aktive.
Situate më serioze paraqitet në Malin e thatë ku zjarri vijon prej 7 ditës dhe ka prekur Parkun Kombëtar të Prespës. Zjarrfikëset dhe strukturat vendore kanë punuar pa ndërprerje për izolimin e vatrës së zjarrit duke luftuar nga ajri dhe toka por për shkak të sipërfaqes së madhe dhe terrenit të vështirë zjarri vijon aktiv.
Dy vatra zjarri janë aktive në dy fshatra malor në Tropojë pranë Parkut Kombëtar të Alpeve. Zjarri është përhapur dhe terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Ndërsa në dropull po digjet një kurorë me pisha dhe zjarri nuk është vënë ende nën kontroll. Po ashtu vatra aktive ka në Bulqizë, Mat, Kurbin, Selenicë dhe Tiranë.
Në fshatin Prush të Tiranës u dogj një pemëtore ku nga hetimi i policisë rezultoi se zjarrvënia ishte e qëllimtë nga një 58 vjeçar që dogji pronën e kushëririt. Por ky nuk ishte rasti i vetëm.
Nga zjarret e regjistruara këtë fillim ngushti në të gjithë Shqipërinë policia ka evidentuar se në 23 prej rasteve ato kanë qenë të qëllimshëm. Pranga në pranga kanë rënë 9 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 14 të tjerë.
Shumica e rasteve kanë qenë fermerë të cilët kanë tentuar të djegin mbetjet bujqësore por për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës zjarri ka marrë përmasa duke shkrumbuar hapësira të mëdha dhe o rrallë herë duke rrezikuar dhe banesa.