Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Y. N., 21 vjeç, V. T., 44 vjeçe dhe F. M., 50 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, iu janë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla të lëndës narkotike cannabis sativa.
-Stacioni i Policisë Memaliaj referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 60 vjeç, banues në fshatin Vagalat, pasi ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Gropa e Gëlqeres” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Z., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi mesditën e djeshme, në Tepelenë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi K. Sh., 40 vjeç, banues në Tepelenë, i cili u dëmtua lehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.